
Liverpool ka hedhur hapin e parë për të nënshkruar me një nga talentet më premtuese të futbollit afrikan – një adoleshent që në Francë e krahasojnë me legjendën Sadio Mané.
Sipas Football Insider, “The Reds” kanë kontaktuar FC Metz për sulmuesin 18-vjeçar Idrissa Gueye, një emër që po ndez merkato-n në Evropë. Me 5 gola dhe 1 asist në Ligue 1 sezonin e fundit – në pak minuta aktivizimi – Gueye po tërheq vëmendjen e klubeve nga Premier League dhe më gjerë.
Crystal Palace, West Ham, Brighton, Southampton, madje edhe klube gjermane dhe italiane janë futur në garë për firmën e tij. Por Liverpool nuk ka ndërmend të heqë dorë.
🔁 L’Equipe raporton se Metz kërkon rreth 20 milionë euro për kartonin e Gueye – një shumë e konsiderueshme për një lojtar kaq të ri, por që mund të rezultojë një investim i zgjuar, nëse talenti senegalez arrin të përmbushë pritshmëritë.
Pas epokës së artë me Sadio Mané, duket se Liverpool kërkon të shkruajë një tjetër histori të suksesshme me një yll nga Senegali. A do të jetë Idrissa Gueye ai?



