Seria A

Inter kthen sytë nga mesfushorët e Genoa dhe Parma, por duhet të shesë “deshtimet” e Polonisë dhe Shqipërisë së pari

Nga admin
Inter kthen sytë nga mesfushorët e Genoa dhe Parma, por duhet të shesë “deshtimet” e Polonisë dhe Shqipërisë së pari

Inter Milan ka vendosur të synojë mesfushorët Morten Frendrup nga Genoa dhe Mandela Keita nga Parma si përforcime të mundshme për sezonin e ri.

Megjithatë, sipas Gazzetta dello Sport, merkatoja e Inter-it varet shumë nga shitjet për të liruar fondet e nevojshme.

Në këtë verë, klubi nga San Siro ka shpenzuar mbi 70 milionë euro për transferime, duke përfshirë ardhjet e Ange-Yoan Bonny, Luis Henrique, Petar Sucic dhe blerjen përfundimtare të Nicola Zalewski nga Roma.

Prioritet i madh mbetet edhe nënshkrimi i Ademola Lookman nga Atalanta, për të cilin Inter është gati të bëjë shpenzime të mëdha.

Megjithatë, trajneri Cristian Chivu dëshiron të forcojë më tej mesfushën dhe për këtë ka riluar interesin për Frendrup dhe ndjek me kujdes Keita-n, me të cilin ka punuar sezonin e kaluar.

Por përpara se të bëhen nënshkrime të reja, Inter duhet të heqë nga skuadra disa lojtarë që nuk kanë dhënë pritshmëritë, konkretisht Kristjan Asllani dhe Piotr Zielinski.

Problemi është se Asllani ka refuzuar një ofertë nga Real Betis, ndërsa për Zielinski nuk ka interes konkret nga klubet e tjera.

Inter po përballet me sfidën e balancimit të merkatos midis blerjeve ambicioze dhe largimeve të detyrueshme për të bërë vend në ekip.