Seria A

Përmbledhje e fundit nga merkatoja e gushtit 2025 – Lëvizje të nxehta në Serie A dhe më gjerë

Nga admin
Përmbledhje e fundit nga merkatoja e gushtit 2025 – Lëvizje të nxehta në Serie A dhe më gjerë

Me nisjen e muajit gusht, merkatoja e verës ka hyrë në fazën më vendimtare. Ja disa nga zhvillimet më të rëndësishme:


🔄 Juventus afron Kolo Muani-n

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus është shumë afër rikthimit të Randal Kolo Muani nga PSG. Francezët kanë ulur kërkesat në rreth 50 milionë euro dhe janë gati për një huazim me detyrim blerje, me kushte të lehta. Igor Tudor e pret, dhe lojtari është i gatshëm të rikthehet në Serie A.


Milan, Kalimuendo shumë i vështirë

Arnaud Kalimuendo nga Rennes është objektiv i Milanit, por sipas Gianluca Di Marzio, operacioni është i vështirë. Klube si Nottingham Forest, Brentford dhe Villarreal janë më përpara në negociata.


👀 Inter, Lookman mbetet në vëmendje

Atalanta ka refuzuar një ofertë prej 42 milionë + 3 në bonuse për Ademola Lookman. Ndërkohë, ai nuk është grumbulluar për miqësoren ndaj Leipzig për shkak të një dëmtimi. Mund të luajë ndaj Koln javën tjetër.


🔁 Napoli, Fabbian si alternativë për Miretti

Napoli po punon për të sjellë një mesfushor. Krahas negociatave me Juventus për Fabio Miretti, po shqyrtohet edhe Giovanni Fabbian i Bolognës. Për të ulur çmimin, mund të përfshihet Alessandro Zanoli në marrëveshje.


🧠 Roma, sy mbi talentin Enciso

Claudio Echeverri i Man City mbetet objektivi kryesor për “fantazist”, por lojtari preferon Italinë ndaj huazimit te Girona. Një tjetër emër në listën e Romës është Julio Enciso (2004) nga Brighton – kontrata i skadon në 2026 dhe çmimi mund të bjerë nën 25 milionë euro.


🛑 Lazio, ndalohet shitja e Taty Castellanos

Shitja e Valentin Castellanos drejt MLS është bllokuar për momentin. Pse? Mungesa e afrimeve të reja dhe fakti që Boulaye Dia do mungojë për Kupën e Afrikës i bën bardhekaltrit të hezitojnë në largimin e argjentinasit.


🔄 Fiorentina, dy lëvizje të vështira: Beltran & Nzola

  • Lucas Beltran nuk dëshiron të largohet nga Europa pavarësisht marrëveshjes me Flamengo.
  • M’Bala Nzola mund të kalojë te Pisa. Sipas Alfredo Pedullà, Fiorentina ka hequr dorë nga klauzola e detyrimit të blerjes. Marrëveshja mund të mbyllet deri të martën.