Premier League

Granit Xhaka drejt Sunderland për 17 milionë paund

Nga admin
Granit Xhaka drejt Sunderland për 17 milionë paund

Sunderland ka arritur marrëveshje me Bayer Leverkusen për transferimin e mesfushorit zviceran Granit Xhaka për një shumë fillestare prej 13 milionë paund, me edhe 4 milionë të mundshme në formë bonusesh.

32-vjeçari pritet të mbërrijë në Angli për të kryer vizitat mjekësore dhe për të firmosur një kontratë trevjeçare me “Stadium of Light”.

Xhaka rikthehet në Premier League pas dy sezonesh të shkëlqyera në Gjermani, ku ishte një nga lojtarët kyç në suksesin historik të Leverkusenit, që fitoi titullin e parë të Bundesligës në vitin 2024.

Para kalimit në Gjermani, ai kaloi shtatë vite te Arsenali, ku grumbulloi 297 paraqitje në të gjitha kompeticionet, fitoi dy FA Cup dhe për një periudhë mbajti edhe shiritin e kapitenit.

Transferimi i Xhakës e çon në 114 milionë paund shpenzimet e Sunderland këtë verë, duke e renditur klubin si një nga më aktivët në merkato pas rikthimit të tyre në Premier League pas fitores në play-off ndaj Sheffield United.

Xhaka është përforcimi i tetë i klubit gjatë kësaj vere, duke iu bashkuar emrave si Enzo Le Fée, Habib Diarra, Simon Adingra dhe Reinildo Mandava, ndër të tjerë.