
Real Madrid ka refuzuar një ofertë prej 75 milionë eurosh për mesfushorin francez Aurélien Tchouaméni, sipas raportimeve nga Spanja. Edhe pse klubi që bëri ofertën nuk është zyrtarisht i konfirmuar, burime të besueshme sugjerojnë se bëhet fjalë për një klub nga Premier League, ndoshta Arsenal.
Reali ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të shesë lojtarin, pavarësisht shifrës së majme. Xabi Alonso, trajneri i ri i “Los Blancos”, e konsideron Tchouaménin si thelbësor për mesfushën e tij dhe nuk e sheh të zëvendësueshëm në këtë fazë.
Francezi 24-vjeçar shihet si lojtari ideal për rolin e “pivotit” në sistemin e ri të Realit. Ai është jo vetëm mesfushor mbrojtës, por edhe ndërtuesi i parë i aksioneve. Në Kupën e Botës për Klube, ai ka treguar pjekuri dhe kontroll total të ritmit të lojës.
Për më tepër, Tchouaméni është i kënaqur në Madrid dhe nuk kërkon largim. Refuzimi i kësaj oferte është një sinjal i qartë nga Reali: për lojtarët kyç nuk ka çmim.
📝 Me një skuadër plot yje në mesfushë si Valverde, Camavinga dhe Bellingham, Reali ka vendosur ta ndërtojë të ardhmen rreth një boshti të fortë – dhe Tchouaméni është zemra e tij.



