Mohamed Salah (33 vjeç) po bën bisedime me Al-Ittihad për një transferim në Arabinë Saudite, sipas raportit të Foot Mercato. Agjenti i sulmuesit egjiptian është në negocime me klubin saudit, ndërsa vetë Salah tani duket më i hapur për një ndryshim skenari pas shumë muajsh spekulimesh rreth të ardhmes së tij.
Sulmuesi i Liverpoolit ishte afër largimit nga Anfield gjatë dritares së transferimeve të janarit, por arriti të riparojë marrëdhëniet me klubin dhe trajnerin Arne Slot pas deklaratave të tij të fortë. Megjithatë, kjo nuk garanton që Salah do të vazhdojë në Liverpool, veçanërisht duke qenë se në fund të sezonit do t’i mbetet vetëm një vit kontratë.
Arabia Saudite e ka pasur Salah si objektiv afatgjatë për Superligën e saj, dhe këtë verë mund të arrijë ta sigurojë në fund. Transferimi do të ishte një goditje e madhe për futbollin saudit, ndërsa për Liverpool do të nënkuptonte humbjen e një nga sulmuesit më produktivë të historisë së klubit.
Informacioni u bazua në raportimet e Yahoo Sport.

Leave feedback about this